
Atdhe Lyrics
- Genre:Metal
- Year of Release:2024
Lyrics
Atdhe, toka ku lindëm
Atje ku gurët rëndojnë
Heronj legjendash na rritën
Dhe yjet rrijnë e vështrojnë
Pafund betejash u ngritëm
Dhe plagët zjarr përvëlojnë
Me zjarr besën e lidhëm
Thirrja e të parëve jehon
Kjo tokë ka Zot
Me zjarr e skalitën
Kjo tokë ka Zot
Viganët u ngritën
Atdhe, toka ku lindëm
Atje ku malet rënkojnë
Lëngon ky djep viganësh
Dhe yjet rrijnë e vështrojnë
Kjo tokë ka Zot
Me zjarr e skalitën
Kjo tokë ka Zot
Viganët u ngritën
Atdhe! Ku je?
Me zjarr të skalitën
Atdhe! Ku je?
Të parët u ngritën
Dhe yjet rrijnë e vështrojnë
Atje ku gurët rëndojnë
Plagët zjarr përvëlojnë
Brigje përgjakur
Dhe yjet rrijnë e vështrojnë
Atje ku gurët rëndojnë
Plagët zjarr përvëlojnë
Male përflakur
Kjo tokë ka Zot
Me zjarr e skalitën
Kjo tokë ka Zot
Viganët u ngritën
Atdhe! Ku je?
Me zjarr të skalitën
Atdhe! Ku je?
Të parët u ngritën