Fjalet qe vrasin zemrat ft. Besiana Shkodra Lyrics
- Genre:Pop
- Year of Release:2024
Lyrics
Fjalët që vrasin zemrat sa shumë sot u thanë
Shikimet që shqyejnë qiellin engjëjt i bëjnë të qajnë
Toka nën këmbë lëkundet mes nesh hapet gremina
Një zë unë e kam të ndrydhur klithmë që askush s'e ndien
Kur e nesërmja do të vijë
Dua bashkë prapë të na gjejë
Dhe të nisim dashurinë
Të ndizet po ai zjarr i njëjtë
Por dua t'i kthej ato ditë me diell
Nuk po mundem ta pranoj, pa ty të jetoj
Pranë dua të kem hija e jote të jem
Pa dashurinë tënde s'jetoj, koha do të tregojë
Ky diell që mbi mua shkëlqen, por rrezet nuk i ndiej
Pa ty është gjithçka e ftohtë, sa mungon kujt t'i them
Asgjë më nuk më ngushëllon, e afër dua të të kem
Zërin dua ta dëgjoj, që të dua e të ndiej
Kur e nesërmja do të vijë
Dua bashkë prapë të na gjejë
Dhe të nisim dashurinë të ndizet po ai zjarr i njëjtë
Por dua t'i kthej ato ditë me diell
Nuk po mundem ta pranoj, pa ty të jetoj
Pranë dua të kem hija e jote të jem
Pa dashurinë tënde s'jetoj, koha do të tregojë
Por dua t'i kthej ato ditë me diell
Nuk po mundem ta pranoj, pa ty të jetoj
Pranë dua të kem hija e jote të jem
Pa dashurinë tënde s'jetoj, koha do të tregojë
Por dua t'i kthej ato ditë me diell
Nuk po mundem ta pranoj, pa ty të jetoj
Pranë dua të kem hija e jote të jem
Pa dashurinë tënde s'jetoj, koha do të tregojë