Vëllai im Lyrics
- Genre:Folk
- Year of Release:2023
Lyrics
Rritur në një shtëpi,gjithmonë të pa ndarë
Jo vetëm vëllezër por dhe shokë të rrallë
Kur nuk kisha unë,do më jepje ti
Çfarë ishte e jotja dhe imja e di
Kur unë jam rrëzuar dorën më ke dhënë
Unë për ty jap jetën na ka bërë një nënë
Botën të më falin edhe pasuri
As bota e tërë jo nuk vlen sa ti
O vëlla të rrosh sa malet,kënga jote të mos ndalet
Sa të rroj dhe sa të jem,dua pranë gjithmonë të të kem
O vëlla nuk të ndëroj,se të dy jemi njësoj
Çdo e keqe që kaloj,nuk na ndau na bashkoj
Më kujtohet kur,nga një fjalë e thënë
Jemi bërë të huaj gjakun ujë e bëmë
Por fjalët që thoshnim,shpejt i merrte era
Vëllazëria s'prishej për gjëra pa vlera
Lum kush ka vëlla për mirë e për hall
Lum kush e ka pranë edhe nuk ndien mallë
Të më rrosh sa malet jam me fat vërtet
Sepse si vëllai nuk ka në këtë jetë.