Emigranti Lyrics
- Genre:Pop
- Year of Release:1991
Lyrics
Ti ike larg, mes dallgëve
Duke më thënë jo nuk kthehem jo
Ky plumb i zi i fjalëve
Sa plagë i la zemrës që e do
Çdo ditë të pres buzë detit
Ndonëse the: jo nuk kthehem jo!
Sa herë anije vijnë drejtë portit
Më duket se vjen dhe ti me to
Sa herë anije vijnë drejtë portit
Më duket se vjen dhe ti me to
Se ti do të vish
Nga letrat e kuptoj
Ti nuk e shkruan
Por unë lexoj
Lotët mbi gërma mua ma thonë
Se ti do të vish
E ndjej n'telefon
Më shumë ti hesht
Flet pak, loton
Gjithçka ndoshta ke
Por gjithçka të mungon
Emigrant
Veç këtë emër ti ke atje
Eja, bir të pret ky vend
Të fitosh prapë emrin tënd
Emigrant
Veç këtë emër ti ke ti atje
Eja, bir të pret ky vend
Të fitosh prapë emrin tënd
Sot bregun ku më njohe
Valle deti e lag, a unë me lot
Atje të pres plot mall e dhimbje
Portretin tënd me mall kujtoj
Kur tinguj ndiej këto ditë vetmie
Më duket se zërin tënd dëgjoj
Se ti do të vish
Nga letrat e kuptoj
Jo nuk e shkruan
Por unë lexoj
Lotët mbi gërma mua ma thonë
Se ti do të vish
E ndjej n'telefon
Më shumë ti hesht
Flet pak, e loton
Gjithçka ndoshta ke
Por gjithçka të mungon
Emigrant
Veç këtë emër ti ke atje
Eja, bir të pret ky vend
Të fitosh prapë emrin tënd
Se ti do të vish
Se ti do të vish
Se ti do të vish
Se ti do të vish
Se ti do të vish
Se ti do të vish
Se ti do të vish