I Famshëm Lyrics
- Genre:Hip Hop & Rap
- Year of Release:2023
Lyrics
Pra më thuaj
A do të bohesh i famshëm?
A je i gatshëm e humbasesh
Privatsin?
Të jesh në qendër të vemendjes
Pa ndalim dhe cdo levizje e jotje
Te jet teme per diskutim
Pra me thuaj
A do të bohesh i famshëm?
A je i gatshem te jetosh me
Depresion
Me 4 ore gjume dhe gjithe kohes
Ne tension
Se cdo njeri per ty do e ket
Nje opinion
Qe nga momenti qe ti zgjedh
Me u bo person publik
Duhet t'pranosh se do jetosh me
Paranoia perdite
Njerez do dun me tbo keq
Njerez do dun me te fik
Fama o tuneli i vetem
Qe ne fund nuk ka drite
Emri jot ne per story
Emri jot ne portale
Thashetheme banale
Dhe gjykime brutale
Seksioni i komenteve
Nje hale ku te gjithe
Hedhin mendimet si fekale
Kljo per ty duhet tjet normale
E po e pan qe ti nuk thyesh
Do t'germojne bagazhin
Dhe do shpifin naj skandal
Per te ta prishur imazhin
Mund te linçohesh
Me jete te kercenohesh
Ne rruge mund te sulmohesh
Dhe pa leje te filmohesh
Do levizesh vec ne grup
Me njerez qe ke besim
Nuk ka mo shetitje n'kembe
Do levizesh me makine
Mundesisht xhamat e zinj
Se paparacit mezi presin
Me ta shkrep fotografin
Me qellim
Te ta prishin terezin
Do kuptosh me vertete
Pse shume te famshem rrin
Gjithe kohes te droguar
Se vet endrra qe ata kishin
Pak nga pak i ka shkatruar
Aq shume jan penduar
Sa po ta kthenin kohes pas
Zgjedhjen do e kishin ndryshuar
Nuk do ket qetesi per ty
Fjalen paqe harroje
Shume pak veta ja kan dal
Me dal pa shenja prej kesaj loje
S'eshte difekt karakteri
Eshte reagim njerezor
Nje njeri smund te perballet
Me kaq shume presion mendor
Dhe ato fansa qe sot
Gjasme po t'suportojne
Nese zhgenjehen vec njehere
Direkt sjelljen do ndryshojne
Do tkujtojne se ata te ndihmuan
Qe te mbrish
E do thon se tashme paret
Edhe fama te ka prish
Rreth teje
Do krijohen teori konspirative
Njerezit do mendojne
Tkan ble illuminati
Do mendojne se ke fut mik
Ose ke lidhje korruptive
Askush nuk do gezohet
Qe me n'fudn te qeshi fati
E për të gjtiha këto çështje
Do mbas heshtje sigurisht
Smund të dalesh ne publik
I lekundur dhe i brisht
Do hedhesh ne isntagram
Qe një foto ku je i lumtur
E do kurorzosh
Me nje caption shume te bukur
Por mbas dyerve të mbyllura
Do futesh në mendime
Si erdhen gjerat keshtu?
Kjo juk ishte endrra ime
Ndryshe e imagjinova
Kur e nisa kete rrugetim
Sot do fshija gjithçka
Nëse do tkisha mundsin
Por nuk ka kthim
Njerëzit smund thjeshtë të të harrojnë
Mijra video rreth teje
N'itnernet do qarkullojnë
Kto jan efektet negative
Të famës pa e zgjat
Kur ke ambicie të tilla
Firmos me djallin kontrat